4.1 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Rugova: Elektorati i LDK-së nuk e do koalicionin me PDK-në

Naser RugovaNaser Rugova, anëtar i LDK-së, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se votuesit e kundërshtojnë koalicionin me PDK-në, por marrëveshja me partinë e Hashim Thaçit ishte vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij.

“Elektorati ynë e kundërshton marrëveshjen me PDK-në, por është vullneti i strukturave dhe i forumeve të larta partiake. Këtë e di edhe kryetari i partisë, edhe kryesia, edhe këshilli i përgjithshëm”, ka thënë Rugova.

“Përkundër mospajtimeve serioze që i ka elektorati me këtë vendim, sepse nuk është koalicion parimor por nuk kemi sesi mos ta respektojmë vendimin e të pranishmëve në Këshill”.

Ai gjatë emisionit ka thënë se LDK-ja kishte vetëm dy rrugë për të qenë pjesë e qeverisë.

Këshilli i përgjithshëm i LDK-së ka qenë i informuar dhe nuk kishte rrugë tjetër.

“O ka qenë blloku pas zgjedhor ose PDK-ja”, ka theksuar ai, përcjell Koha.net.

Rugova ka përjashtuar zgjedhjet e jashtëzakonshme si mundësi për të dalë nga ngërçi politikë, pasi sipas tij nga këto zgjedhje nuk do të ishin të favorshme për LDK-në.

“Rruga tjetër ishte të shkonim në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe bindja ime do të ishte se rezultati nuk do të kishte ndikim të madh dhe LDK-ja do të dëmtohej nga këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Anëtari i LDK-së ka thënë se posti i kryeministrit do t’i takojë partisë së tij sepse LDK-ja nuk mund të drejtohet nga partitë tjera.

“Kryeministri duhet t’i takojë LDK-së. LDK-ja është lokomotivë dhe nuk mund të bëhej vagon i askujt”.

“Është shans i madh i LDK-së që ta tregojë veten si parti serioze dhe mandatare. Duhet të respektojë premtimet elektorale dhe ta ndërtojë një qeveri me njerëz kredibil dhe gjak të ri”.

Më Shumë

Presidenti Trump uron Kosovën, mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin...

P.C Prizreni në gjysmëfinale

Proton Cable Prizreni është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë te Meshkujt. Prizrenasit fituan bindshëm ndaj Gjakovës 108:48, në...

Lajmet e Fundit