Prevalla nën hetim, një inspektor ndërtimi nën akuzë

Prevalla 2Të paktën 15 raste për ndërtimet pa kriter në zonën turistike të Prevallës kanë qenë nën hetim nga Prokuroria Themelore e Prizerenit një vit më parë.

Ndërkaq, zyrtarisht mësojmë se është ngritur një aktakuzë nga Departamenti i krimeve të rënda në Prokurorinë e Prizerenit kundrejt një inspektori të ndërtimit në komunën e Prizerenit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Bëhet fjalë për inspektorin e ndërtimit Enver Bytyqi, i cili është ndjekur penalisht në gjendje të lirë, ndërkohë që vijon të ushtrojë punën në Komunën e Prizerenit.

Me 28.04.2014, prokurori Metush Biraj ka ngritur aktakuzën kundër inspektorit të ndërtimit, Enver Vytyqi, pasi në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën, nuk ka përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete./KosovaSot/

Më Shumë

Shqipëria fiton derbin shqiptar në Prizren, Kosova ndërlikon rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 89:82 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Prizrenasi kalon te Ferizaj

Mesfushori prizrenas Diellor Beseni është zyrtarisht futbollist i ri i FC Ferizaj, duke u bashkuar me skuadrën bardhekaltër për sezonin e ri. Beseni vjen nga...

Lajmet e Fundit