Çeku: Kosova së shpejti bëhet me ushtri

AgimCeku5-30Agjenda e zyrtarëve të lartë shtetërorë ka imponuar që sot (e mërkurë) të shënohet Dita e FSK-së, e cila është e paraparë të mbahet më 27 nëntor.

Ministri në detyrë i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka paralajmëruar se Kosova shumë shpejt do të bëhet me ushtri.

Ai ka thënë se një prej vendimeve të para të Kuvendit të Kosovës do të jetë zyrtarizimi I Forcave të Armatosura në ushtri.

“FSK-ja është në pritje të misionit të ri, detyrave të reja, përgjegjësive të reja dhe kompetencave të reja që kanë të bëjnë me misionin që e ka çdo ushtri e çdo shtet normal.

Pra, besoj se një prej vendimeve të para të Kuvendit të Kosovës është zyrtarizimi i Forcave të Armatosura në ushtri”, ka deklaruar Çeku duke shtuar se finalizimi i këtij projekti ka mbështetjen e gjerë dhe të fuqishme të aleatëve ndërkombëtarë.

Çeku gjithashtu beson se për ndryshimi e këtij projekti të gjitha partitë politike parlamentare janë në favor, dhe se nuk pret ndonjë problem apo kundërshtim për një gjë të tillë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit