1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Prokurori i EULEX’it e shkeli ligjin për Kryeministrin Thaçi

Hashim thaci 4Parimi kryesor i drejtësisë në vendet demokratike është se para saj janë të gjithë njësoj të barabartë.
Por, misioni evropian për sundim ligji po del se ka shkelur këtë. KohaVisioni ka siguruar një letër të Prokurorit Johannes Pickert, i cili ka ngritur aktakuzën ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e Ministrisë së Transportit.

Letra e prokurorit që mban datë 23 prill 2012 është e cilësuar si shumë konfidenciale dhe i është drejtuar direkt kryeministrit Hashim Thaçi në cilësinë e dëshmitarit në rastin ndaj Limajt. Ish-ministri kishte thënë se SMS’ët që e përfshijnë atë në korrupsion për herë të parë i ishin prezantuar nga shefi i tij atë kohë, kryeministri Thaçi.

Gjatë gjithë kohës Limaj këto porosi e kishte quajtur të montuar. Me anë të kësaj letre prokurori i EULEX’it kishte ftuar Thaçin që të dëshmojë gjatë fazës së hetimeve, por e kishte privilegjuar duke i dhënë mundësinë që ta bëjë këtë me shkrim. Së paku 3 nene të Kodit të Procedurës Penale janë shkelur me ketë veprim të Prokurorit, kur i ka dhënë këtë mundësi kryeministrit, që nuk ndodh me dëshmitarët e tjerë.

Shkelje ka bërë edhe Kryeministri, i cili nuk i është paraqitur thirrjes së Prokurorisë, në kundërshtim me nenin 124 që detyron secilin të paraqitet nëse ftohet për dëshmi. Zyra e tij nuk i ka kthyer përgjigje pyetjes së KTV-së për këtë. Një përgjigje shumë të shkurtër e ka kthyer edhe EULEX-i nga shumë pyetje që i ka drejtuar televizioni. “Aktakuza për këtë rast është ngritur në Gjykatë dhe rrjedhimisht SPRK nuk mund të komentojë për një gjykim në vazhdim e sipër”, ka qenë përgjigjja e EULEX’it.

Më Shumë

Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit