14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Thaçi në pushim 2-vjeçar

Hashim thaci 4Pas shtatë vjet qeverisjeje, kryetari i PDK-së dhe kryeministri në ikje, Hashim Thaçi, do të ketë një pauzë gati një vit e gjysmë, për ta marrë postin e presidentit të vendit. Në fillim të vitit 2016 sapo Atifete Jahaga ta përfundojë mandatin, pritet që këtë pozitë t’ia dorëzojë kryeministrit në detyrë, nëse gjithçka shkon sipas marrëveshjes.

Kjo ndarje e posteve buron nga marrëveshja që e kanë arritur ditë më parë dy liderët e partive në koalicion qeverisës. Burime të afërta me kreun e PDK-së i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” se palët që kanë hyrë në marrëveshje tashmë kanë bërë ndarjen e pozitave udhëheqëse.

Thaçi dhe Mustafa derisa janë marrë vesh që ky i fundit të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, shefi i PDK-së pritet ta marrë postin e presidentit në fillim të vitit 2016, kurse zëvendësi i tij, Kardi Veseli do të pozicionohet në karrigen e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Drenocë, pritet rënie e presionit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt të shkaktuar në rrjetin transportues të ujit në fshatin Drenocë të Malishevës. Sipas njoftimit,...

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit akademik rajonal, duke marrë kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike...

Lajmet e Fundit