18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Takohen Thaçi e Mustafa, ndajnë përgjegjësitë

Thaci e Mustafa14-23Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin ku temë diskutimi ka qenë progresi i grupeve punuese lidhur me krijimin e Qeverisë.
Ja postimi i Mustafës në Facebook:

Sot u takuam me z. Thaçi, Kryetar i PDK-së. Biseduam lidhur me progresin e grupeve për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive.

Është bërë një punë e rëndësishme në definimin e raporteve të bashkëpunimit, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme dhe efektive.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.

Me marrëveshje do të bëhet edhe ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes.

Pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar. (sic) /Telegrafi/

Më Shumë

Ylli e nis me fitore në Play-Off

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore fazën e “play-off”-it në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën me rezultat 93:82, raporton...

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit – viktimat u përballen me sulm pas një bllokade me gurë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Zym të Prizrenit, ku dy persona janë sulmuar nga persona të panjohur derisa...

Lajmet e Fundit