17.5 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

“Çka ka shpija”, seriali më i ri në RTK

seriali cka ka shpiaMbrëmë ne RTK ka filluar seriali më i ri vendor “Çka ka shpija”.

Seriali i ri humoristik “Çka ka shpija” vjen ekskluzivisht çdo të hënë në RTK 1. Skenarin e këtij seriali e ka bërë Astrit Kabashi, regjinë Zana Radogoshi, derisa producent është Naser Rafuna. Në këtë serial janë të përfshirë aktorët e mirënjohur Leze Qena, Adem Mikollovci, Gresa Pallaska, Irena Cahani, Naser Rafuna, Orik Morina , Majlinda Kasumovic, Dardan Gashi etj.

Qysh në episodin e parë ky serial ka arritur ta bëjë publikun për vete, pasi është parë një gërshetim i kulturave brenda një familje, sikurse është familja në serialin “Çka ka shpija”.

E veçanta e këtij seriali është se shikuesit kanë rastin të shohin aktorët e njohur, por të transformuar krejtësisht në rolet e “Çka ka shpija”, siç është rasti me aktoren Irena Cahani, e cila luan një karakter krejt ndryshe me ato të mëparshmet.

Seriali “Çka ka shpija”, me producent Naser Rafuna do të transmetohet çdo të hënë në RTK 1 dhe pa dyshim batutat e aktorëve do t’iu bëjnë të qeshni pa masë. Po ashtu të gjitha episodet e këtij seriali do të mund t’i shikoni në vazhdimësi edhe në kanalin zyrtar të RTK-së në youtube dhe në ueb faqen rtklive.com.

Më Shumë

Shaqir Totaj: Në mandatin e dytë do ta gëzojmë teleferikun për në Kala të Prizrenit

Prizreni po hyn në një fazë të re zhvillimi turistik me projektin e teleferikut, që pritet të jetë një ndër atraksionet më të rëndësishme...

FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Grejkoc të Suharekës

Një person ka hasur në një granatë dore në fshatin Grejkoc të Suharekës. Organet e rendit kanë bërë të ditur se njësitet policore kanë bërë...

Lajmet e Fundit