5 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Zbulohet kopja e rrallë e dramave të Shekspirit

Zbulohet kopja e dramave te ShekspiritNë një qytet të vogël francez është zbuluar një kopje e rrallë e përmbledhjes së parë të dramave të Shekspirit. Libri kishte mbetur i panjohur për më shumë se dy shekuj. Remy Cordonnier, bibliotekar në qytetin verior Saint-Omer, e zbuloi përmbledhjen kur ishte duke përzgjedhur librat që do të vendoseshin në një ekspozitë ku do të trajtoheshin lidhjet historike midis këtij rajoni dhe Anglisë, transmetojnë mediat shqiptare.

Përmbledhja e parë e dramave është botuar fillimisht në vitin 1623, shtatë vjet pas vdekjes së Shekspirit. Nga ky libër ekzistojnë vetëm 230 kopje. Pa edicionin e parë të përmbledhjes, shumë drama të Shekspirit, si Jul Qezari, Nata e dymbëdhjetë dhe Magbethi, mund të kishin humbur përgjithmonë. Ato ishin mes 18 dramave që mbetën pa u botuar kur ai vdiq në vitin 1616.

Kopja e sapo zbuluar u vërtetua si autentike të shtunën e kaluar nga studiuesi Eric Rasmussen i Universitetit të Nevadës. Përmbledhja e parë e dramave është një nga librat më me vlerë në gjuhën angleze. Një libër i tillë u shit për më shumë se 4.4 milionë dollarë në një ankand të Londrës më 2006. Një tjetër u shit për 5.6 milionë dollarë në New York në vitin 2001.

Më Shumë

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress. Organizatori,...

Zbulohen mallra të padeklaruara gjatë kontrollit rutinor në Vërmicë

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë është realizuar një kontroll i detajuar i një automjeti, pas selektimit për verifikim rutinor nga zyrtarët doganorë. "Pas...

Lajmet e Fundit