30.3 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Isa Mustafa i padëshirueshëm për PDK-në

Isa mustafaaaPartia Demokratike e Kosovës në asnjë mënyrë nuk po mund të pajtohet me faktin se Hashim Thaçi mos të jetë më kryeministër i vendit dhe në krye të ekzekutivit të vij, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Një zyrtarë i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti ka thënë për Gazetën Blic se, Mustafa nuk e gëzon përkrahjen e partisë më të madhe në vend.

“Pjesa më e madhe e PDK-së nuk e duan Isa Mustafën kryeministër” , ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti.Sipas këtij burimi, PDK do të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të mos e dorëzoj postin e kryeministrit. Mirëpo, ky burim ka shtuar se edhe nëse PDK e dorëzon këtë post, atëherë do të insistohet që kryeministër të mos jetë Isa Mustafa.

“Nëse LDK nuk do të lëshojë pe në asnjë mënyrë për kryeministrin, atëherë PDK do të insistojë me çdo kusht që as Hashim Thaçi e as Isa Mustafa të mos jenë kryeministër. Në këtë situatë, do të duhej të ishte një person i tretë për kryeministër, por nga radhët e LDK-së. Sipas të gjitha gjasave, Lutfi Haziri do ta ketë mbështetjen më të madhe, dhe ka gjasa të vij në krye të qeverisë, sepse është i pranueshëm edhe për PDK edhe për LDK”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Derisa në Lidhjen Demokratike të Kosovës shprehen të bindur se atyre do t’u takoj posti i kryeministrit, në PDK thonë se nuk ka marrëveshje për këtë pozitë.

Madje edhe deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa- Remi, i cili për pesë muaj insistoj për koalicionin PDK- LDK që në fund u arrit, ka thënë se posti i kryeministrit do t’i takoj partisë më të madhe në vend.

Por, Lutfi Haziri i LDK-së ka thënë se posti i kryeministrit është punë e kryer. Sipas tij, posti i shefit të ekzekutivit i takon partisë së tij, mirëpo nuk ka qartësuar se kush do të jetë kandidati, Isa Mustafa apo dikush tjetër nga LDK.

Ndonëse Haziri publikisht ka thënë se ai nuk është kandidati për kryeministër, nga dega e tij vetëm pak ditë pas arritjes së marrëveshjes PDK- LDK kishin nisur festimet për Lutfi Hazirin si shef i qeverisë.

Marrëveshja ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës u arrit para dy javësh, mirëpo ende nuk janë krijuar institucionet.

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së djeshme Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është zotuar se gjatë javës së ardhshme do të formohen institucionet e reja./ Gazeta Blic

Më Shumë

Detaje nga vdekja e 20 vjeçarit nga Rahoveci në bregdetin e Shqipërisë: Vdiq në fushën e volejbollit

Kanë dalë detaje të reja për vdekjen e 20 vjeçarit nga Rahoveci në Shqipëri. Mediat në Shqipëri raportojnë se i riu vdiq derisa po luante...

U zgjidh problemi në stacionin e pompimit, rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në Vërmicë

Pas disa orëve ndërprerje të furnizimit me ujë, banorët e fshatit Vërmicë në Komunën e Prizrenit janë rikthyer të kenë qasje në ujë të...

Lajmet e Fundit