18.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Ragip Begaj e quan hero të punës Zymer Hotin

007Kolegët e shkollës ‘Ibrahim Mazreku” në Malishevë, kanë mbajtur mbledhje komemorative për punëtorin e kësaj shkolle, Zymer Hoti, i cili sot tragjikisht humbi jetën, pas aksidentit në kaldanë e ngrohjes së shkollës.

Në këtë mbledhje, përveç kolektivit të shkollës, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Begaj, tha se kjo është humbje e madhe, pasi Zymeri, ka humbur jetën në vendin e punës dhe në shërbim të shkollës.

“E nderuara familje Hoti, të nderuar punëtorë të kësaj shkolle, sot në mëngjes mora lajmin për rastin e humbjes së jetës, së një punëtori të vyeshëm, i cili humbi jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës. Humbja e jetës në vend të punës, është e barabartë me një heroizëm. Të gjithë ndiejmë dhimbje, së bashku me ju. Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolektivit të shkollës”, tha Begaj.

Për jetën dhe angazhimin e Zymerit, në këtë shkollë, nga viti 2003, foli mësuesi Hamdi Mazreku, sipas të cilit, “Zymeri ka qenë shembulli më i mirë i një punëtori në shkollë. I afërt, i dashur, bashkëpunues dhe i hareshëm me nxënës”.

Në emër të familjes, i vëllai, Vesel Hoti, i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe për ngushëllimet, ndërsa i ngushëlloi kolektivin e shkollës për humbjen e punëtorit të tyre.
Zymer Hoti, sot aksidentalisht ka humbur jetën, pas një shpërthimi në kaldanë e ngrohjes së shkollës. Zymeri ka lënë pas vetes gruan dhe dy vajza./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Lajmet e Fundit