Ramadani: Mund të kemi shumë shpejtë zgjedhje të reja

Burim Ramadani AAKSekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, thotë se nga sot priten edhe surpriza të reja.

Ramadani thotë se loja do vazhdojë sot dhe se zgjedhjet, sipas tij, nuk janë larg.

“Loja në Parlament vazhdon so. Surpriza nga më të ndryshmet sot dhe në ditët në vijim. PDK e fitoi pjesën e parë të lojës së vet. E mori udhëheqjen e Parlamentit, duke e ndarë paraprakisht Bllokun e mëhershëm”, thotë Ramadani, duke shtuar se në këtë mënyrë, kjo parti “tashmë nuk rrezikon mbetjen në opozitë”, raporton Koha.net.

“Në vazhdim, surprizat e radhës. Vetëkënaqësia e LDK-së mund të përfundojë së shpejti, për të kaluar në zgjedhje të shpejta”, ka përfunduar Ramadani

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Lajmet e Fundit