Në Kosovë po shkelen të drejtat e njeriut

globiPërfaqësues të shoqatës për persona të zhdukur dhe krime të luftës në Podujevë “Përkorë” kanë shprehur shqetësimin për moszbatimin e Deklaratës së përgjithshme për të drejtat e njeriut.

Në prag të shënimit të 66-vjetorit të Kartës për të Drejtat e Njeriut, kryetari i shoqatës “Përkorë”, Latif Mehmeti, ka thënë se në Kosovë po shkelen të drejtat e njeriut.

“10 Dhjetori është Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, pra 66-vjetori i Kartës për të Drejtat e Njeriut. Neni 3 thotë se gjithkush ka të drejtë të jetojë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak dhe asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi, skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format. Mirëpo, në Kosovë këto nene të kësaj deklarate akoma nuk janë zbatueshme”, ka thënë Latif Mehmet, shkruan Koha Ditore.

Më Shumë

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Lajmet e Fundit