Veseli i thotë Lunaçekut se do të punoj pa dallime

lunaek veseliKryetari i porsazgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim, nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.
Lunaçek e përgëzoi Veselin për detyrën e re të kryetarit të organit më të lartë ligjvënës të Kosovës, duke theksuar nevojën e angazhimeve të shtuara legjislative.

Veseli tha se qytetarët e Kosovës presin shumë nga institucionet e reja të vendit, andaj është e nevojshme një punë e shtuar në sasi dhe cilësi.

Ai theksoi se puna e tij si kryetar i Kuvendit do të jetë angazhim i vetëm i tij. Ai i ka thënë Lunaçekut, se do të jetë gjithnjë i gatshëm të kontribuojë për të gjithë qytetarët, pa dallim partiak brenda dhe jashtë Parlamentit.

Lunaçek e përgëzoi Kadri Veselin për detyrën e re të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa një përgëzim të tillë mori edhe Lunaçek për detyrën e re të nënkryetares së Parlamentit Evropian.

“Ju e keni merituar këtë detyrë me punën dhe angazhimin tuaj të veçantë në përkrahjen e vendeve ballkanike, e në këtë kuadër edhe të Kosovës. Qytetarët e Kosovës presin shumë nga institucionet e reja të vendit, prandaj kemi nevojë për punë të shtuar në sasi dhe cilësi”, tha Veseli.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit