20.1 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Qeveria e Isa Mustafës me 71 zëvendësministra!

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisQë do të jetë kabineti më i madh në rajon dhe Evropë për kokë banori kjo po dihet. PDK dhe LDK me luksin e ndërtimit të kësaj Qeverie pos mungesës së gjinisë femërore në nivel Ministrash duket që këtë gjë do të provojnë ta bëjnë në nivelin e zëvendësministrave. E pabesueshme por e vërtetë del të jetë që nuk do jenë as 50 zëvendësministra por janë 70 që do kenë zyra, makina, shoferë, asistentë dhe me këtë edhe shpenzime të pafundme.

Që kjo megalomani nuk don koment dihet. Nëse Mustafa në njërën anë dhe Thaçi në tjetrën do ta arsyetojnë këtë numër kaq të madh të zëvendësministrave mbetet të shihet. Por ajo që dihet është se LDK do të ketë 28 zëvendesministra dhe poaq 28 i ka edhe PDK. Që në total bëjnë 56. Këtu duhet futur edhe minoritarët të cilët kanë “minimumin” kushtetues e ai u jep edhe 15 poste. Kjo i bie që në Qeveri s’do jenë as më pak e as më shumë se 71 zëvendëministra! /Gazeta Blic/

Më Shumë

AKP ju fton të merrni pjesë në shitjen e 13 aseteve në regjionin e Prizrenit

Për të rritur transparencën dhe mbështetjen për investitorët, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka bërë publike për herë të parë çmimet orientuese për asetet...

Sekuestrohet një pushkë automatike dhe 82 fishekë në shtëpinë e një të dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka sekuestruar një pushkë automatike, një karikator dhe 82 fishekë në shtëpinë e të dyshuarit Sh.B., në fshatin...

Lajmet e Fundit