8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

VV kërkon protestë për shkarkimin e drejtorit të Arsimit në Prizren

Nexhat Cocaj-DKAPAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Arbër Rexhaj, ju ka bërë thirrje shoqatave të dala nga lufta, që të protestojnë kundër drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçajt. Sipas tij, Nexhat Çoçaj në aktakuzën e re akuzohet se ka keqpërdorë dhe vjedhur në emër të dëshmorit Remzi Ademajt.

“Degët e shoqatave të dala prej luftës në Prizren urgjentisht duhet t’i mbledhin kryesitë dhe të përcaktojnë datën e protestës pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria ndaj drejtorit të DKA-së në Prizren, me rastin e keqpërdorimit të mjeteve të Javës së Remzi Ademajt”, thotë Rexhaj.

“Shoqatat e dala nga lufta duhet të tregojnë se janë kundër vjedhjes mbi gjakun e dëshmorëve të lirisë”, shprehet Rexhaj për “PrizrenPress”

Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se keqpërdori për 5 vjet rresht manifestimin “Remzi Ademaj”, të mbështetur nga komuna e Prizrenit.

Në këtë aktakuzë Çoçaj ngarkohet me 5 pika, që të gjitha për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar. Ai dyshohet se gjatë pesë viteve të manifestimit të javës “Remzi Ademaj” keqpërdori 61 mijë e 303 euro.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ndërkaq është shprehur i habitur se si shoqatat e dala nga lufta nuk e kanë fol asnjë fjalë për këtë njollosje të dëshmorëve.

“As edhe një fjalë nga shoqatat e luftës për keqpërdorim të fondit publik që dedikohet për manifestimin që i kushtohet Komandantit të UÇK-së Remzi Ademaj/Petriti”, shkruan Berisha në Facebook.

“Si bashkëluftëtar i të madhit Remzi Ademaj /Petriti ndihem tepër i fyer kur vazhdoj të dëgjojë gjëra të tilla dhe të ngjashme me këtë.,Si s’kanë turp që vlerat e shenjta të UÇK-së me i përdor për interesa të përfitimit personal”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Zyrtare: Ismet Munishi, trajner i Lirisë

Liria ka zyrtarizuar emërimin e Ismet Munishit në krye të skuadrës.   Trajneri i njohur kosovar vjen si pasues i Liridon Lecit, i cili u shkarkua...

Lajmet e Fundit