6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

S’ka tension në LDK-në e Prizrenit

Haziz HodajAnëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj, ka mohuar tensionet për zgjedhjen e kryetarit të Degës. Ai thotë se po pritet me qetësi Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së në këtë qytet.

“Asnjë tension, asnjë problem në LDK-në e Prizrenit rreth procesit zgjedhor. Po pritet Kuvendi me qetësinë më të madhe”, shkruan Hodaj në Facebook.

“Janë zhvilluar të gjitha kuvendet e nëndegëve në përputhje me statutin e LDK-së, nga të cilat kanë dalë strukturat e reja”

“Sigurisht që është garë dhe ka pretendime, pretendime që janë të natyrshme, por nuk mund të flitet për asnjë lloj tensioni. Lidershipi i ri do ta ketë përkrahjen e të gjithëve. Kjo është LDK-ja – Shkolla e Demokracisë!”, shkruan Hodaj/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Lajmet e Fundit