Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të zyrtarizojë të martën kandidatët e Prizrenit për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Në këtë ngjarje të rëndësishme të pranishëm do të jenë strukturat drejtuese nga qendra, deputetë, kryetarë komunash, si dhe kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj”, njofton AAK-ja në Prizren.
Kjo ceremoni do të shoqërohet me një fjalim nga Haradinaj, i cili do të theksojë angazhimin e partisë për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës dhe Prizrenit.
“Aleanca fton të gjithë strukturat, anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e Prizrenit të marrin pjesë në këtë ngjarje solemne, e cila përbën një moment të rëndësishëm për të gjithë ata që mbështesin ndryshimin dhe avancimin e Kosovës”./PP/
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit