7.9 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

AAK: Komuna e Therandës në menaxhim shokues dhe alarmues

AAK-logo5-24Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Therandë, është siç thuhet “e shokuar me keq-menaxhimin e komunës, nga Sali Asllanaj”.
Sipas AAK-së, kryetari Asllanaj, nga fillimi i mandatit, asnjëherë nuk është sjellë si kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës.

“Ai sillet si kryetar vetëm i klanit të tij të ngushtë. Bën diferencime politike në punësim, në ndarjen e bursave, në dhënien e tenderëve, në takimet me qytetarë, shpif në vazhdimësi kinse për obligimet komunale, si dhe krijon klimë tensionuese brenda në komunë dhe në raport me qytetarët”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK vlerëson se qeverisjen në Therandë e karakterizon mospuna apo paaftësia e kryetarit për të punuar, rrahjet në vazhdimësi në mes të drejtorëve politik dhe zyrtarëve komunalë, shpifjet, diferencimet politike, shkeljet e procedurave të tenderimit, shkeljet e ligjit dhe rregulloreve të asamblesë komunale, bërllogu, si dhe përkushtimi i madh për kthimin e serbëve në komunë.

“Si pasojë e klimës tensionuese që ka krijuar Asllanaj, janë së paku dy rrahje me pasoja të rënda trupore në mes të drejtorëve dhe zyrtarëve komunalë. Para dy ditësh ndodhi edhe rrahja e fundit në komunën e Therandës. Ishte mes Drejtorit të Shkollës Fillore në fshatin Mushtisht dhe një punëtori të po kësaj shkolle. Rrahje tjetër kishte ndodhë edhe para pak kohe, mes Drejtorit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Nuhi Llugaxhiu, dhe një zyrtari brenda kësaj drejtorie”, bënë të ditur AAK e Therandës.

Veç këtyre, vlerësohet se kryetari i Komunës, Sali Asllanaj, assesi nuk ka mundur të mbajë trendin e ofrimit të shërbimeve komunale për qytetarët, “sikurse ka qenë gjatë viteve 2009-2013”.

Më Shumë

Prizren, ankohen drushitësit, bizneset e tyre janë drejt mbylljes

Shumica e popullatës kanë hequr dorë nga ngrohja me dru. Tashmë hapësirat e druve, që në dimrat e kaluar mbusheshin me klientë, janë të...

Prizren, mbahet takimi i përmbyllës i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

Në Prizren është mbajtur takimi i rregullt, përmbyllës për vitin 2025, i mekanizmit koordinues me akterët që merren me trajtimin e rasteve dhe veprave...

Lajmet e Fundit