6.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Abdixhiku: S’kemi vërejtje për platformën e Vjosës, do të takohemi përsëri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me Vjosa Osmanin, si pretendente për ta zënë karrigen e shefes së shtetit.

Abdixhiku ka thënë se takimi ka qenë pozitiv i frytshëm dhe se janë dakorduar që të takohen edhe një herë.

Ai ka thënë se për takimin dhe diskutimet që kanë pasur sot do të diskutojnë edhe në parti, dhe pasi të marrin qëndrimin e partisë dhe pas një takimi tjetër me Vjosa Osmanin do të kenë edhe qëndrimin përfundimtar, nëse do ta përkrahin atë si presidente.

“Në këtë takim kemi diskutuar çështjet me interes rreth krijimit të institucionit të presidentit. Ka qenë takim i frytshëm dhe pozitiv në atmosferë të mirë”, ka thënë Abdixhiku, raporton Express.

“Kemi diskutuar platformën që pretendentja për presidente dëshiron ta ndërtojë. Në këtë platformë kemi dhënë diskutimet tona. S’kemi vërejtje. Kemi diskutuar edhe pozicionin e saj karshi akterëve partiak, kemi avancuar në këtë aspekt. Do të takohemi edhe një here”, ka shtuar tutje Abdixhiku.

“Do t’iu kthehemi organeve të LDK’së për të diskutuar dhe për të pasur një qëndrim përfundimtar”, ka shtuar tutje.

“Kemi biseduar rreth rolit të saj të ardhshëm dhe për sqarime shtesë. Do të diskutojmë edhe brenda partisë. Në momentin që përfundojnë këto dy procese, do të kemi një qëndrim përfundimtar”, ka thënë Abdixhiku./GazetaExpress/

Më Shumë

Flamuri shqiptar gjatë Kryengritjes së Malësorëve (1911)

Në pranverën e vitit 1911, mësuesi dhe poeti Palok Traboini, në atë kohë sekretar personal i Ded Gjo Lulit, ndërsa udhëtonte nëpër Dalmaci, solli...

Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit janar, përmes pajisjeve inteligjente dhe radarëve mobilë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 128 gjoba...

Lajmet e Fundit