19.7 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Abdixhiku: Terrorizmi të goditet në kokë e jo në bisht

LumirAbdixhiku-riinvestAnalisti Lumir Abdixhiku thotë se luftimi i terrorizmit në Kosovë duhet të bëhet duke e goditur atë në kokë e jo në bisht.

Kjo, pasi sipas tij, në bisht mund të jetë shumë vonë e shumë vështirë.

“E koka e terrorizmit nuk përmban djem trushpëlarë, as disa predikues antifetarë që trushpëlajnë (ndonëse këta kanë hisen e çmendurisë), por përmban politikanë inkompetentë që u japin mundësi trushpëlarësve e të trushpëlarëve”.

“Pra koka përmban politikanë që me korrupsion e hajni kanë mbjellë fukarallëkun, papunësinë e mjerimin në vend, mjerim që përfundimisht prodhon mundësi për tru shpëlarje; politikanë që me padituri e injorancë kanë toleruar veprimin e lirë të organizatave terroriste që me pare dhe me pare shumë kanë financuar ekstremizmin tash e pesëmbëdhjetë vjet rresht; e politikanë që me zaptim të praktikisht gjithçkaje kanë pamundësuar reagimin e shtetit ndaj shërbimeve sekrete antishqiptare e predikuesve manipulues antifetarë që nuk kanë pardon”.

“Pra për të parandaluar të rinjtë tanë – djem jo më shumë se me nga njëzet e ca vjet – që të zgjedhin pjesëmarrjen në organizata terroriste gjithandej nëpër botë – dhe për më tepër – për të minimizuar përkrahjen e gërditshme të disa kolltukofagëve virtualë që në vend të trurit kanë urrejtje e fjalë urrejtje plot, shteti jo vetëm që duhet të bëj arrestime e luftë të pa kompromis ndaj secilit terroristë në bërje ose të bërë tashmë (sepse s’bën ndryshe, ata ose na), por duhet para së gjithash të parandalojë secilën anomali tjetër ekonomike, shoqërore e kulturore që krijon fole për manipulim, varfërim e mjerim – shkaqet kryesore të terrorizmit. Të tjerat janë improvizime afatatshkurta; gjithmonë më mirë se hiç, por gjithmonë afatshkurta”, shkruan ai në Facebook.

Më Shumë

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë–Shqipëri

Nga data 1 maj, rikthehet në funksion marrëveshja për lëvizje të lirë në mes të pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, e cila kishte...

Sonte

Nga Besnik Kryeziu Sonte nata po zgjat pafundësisht një terr ndryshe nga i zakonshmi hëna ndriçon çdo skutë të mendjes sime yjet më duken në faj kanë rënë të gjithë përtokë si për...

Lajmet e Fundit