Abuzoi seksualisht me 3 nxënës, dënohet mësuesja

Një ish-mësuese anglishteje në një shkollë të mesme në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dënuar me burg për abuzim seksual me 3 nxënës të saj.

Prokurorët thanë se një nga djemtë ishte 16 vjeç dhe dy të tjerët nga 17 vjeç, kur Brianne Altice ka pasur marrëdhënie seksuale me ta. Ajo ishte arrestuar edhe gjatë 2013-s, por më pas ishte liruar pasi pagoi garancinë.

Megjithëse humbi punën dhe bashkëshortin, 35-vjeçarja vazhdoi marrëdhëniet me një nxënës 17-vjeçar dhe për këtë u arrestua sërish në muajin janar. Në prill, Altice u shpall fajtore për tri akuza për abuzim seksual me dhunë, ndërsa të enjten, një gjykatë në Utah e dënoi atë me të paktën dy deri në 30 vjet burg.

Në seancën e dhënies së dënimit, me lot në sy, ajo i kërkoi falje viktimave. Ndërsa nëna e një 16-vjeçari tha: “Ju e lënduat djalin tim. Ju i lënduat të gjithë ata djem”.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit