18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

DOKU:TECH prezenton folësit kryesorë të këtij edicioni

Esther Dyson, Kentaro Toyama dhe Yanki Margalit kryesojnë në listën e folësve

DOKU:TECH është konferenca më e madhe rreth teknologjisë që mbahet në Kosovë dhe ka lindur si rrjedhojë e bashkëpunimit mes IPKO Foundation, Dokufest dhe SHARE Foundation dhe tashmë në edicionin e dytë të organizimit bën zyrtarisht prezentimin e disa prej folësave kryesor që janë liderë botëror në teknologji.

DOKU:TECH do të jetë vendtakim i mendjeve të ndritura të brezit të ardhshëm për të eksploruar dhe eksperimentuar me teknologji ku do të diskutohen njohuritë e hapura dhe inovacionet e teknologjisë në mbarë botën me protagonistët kryesorë të këtyre zhvillimeve. DOKU:TECH që do të shpaloset në datat 8-9 gusht në Prizren, do të ofrojë frymëzim dhe një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit që do të kenë mundësi të përfshihen, të jenë aktiv, të dëgjojnë dhe gjithashtu të sfidojnë folësit gjatë prezentimeve.

“Egziston një komunitet inovativ, kulturor në Kosovë dhe Ballkan që po avansohet dita ditës, dhe që bashkëveprojnë ngushtë me fushat e reja të eksplorimit, brezin e ardhshëm dhe industritë moderne në botë” pohon Kushtrim Xhakli, producent i DOKU:TECH. “Tema e këtij viti është nxitur dhe është ndërtuar pikërisht për këtë komunitet – ata entuziastë të cilët janë të pasionuar nga teknologjitë dhe perceptimet e reja”.

Dokutech-Bringing the future closer

Folësit kryesor në konferencën e këtij viti përfshijnë:

Esther Dyson, udhëheqëse e EDventure Holdings, një vizionare e inovacionit dhe personi me me influence ‘par excellence’ në fushën e teknologjisë në botë. Aktiviteti i saj primar është investimi në kompanitë e reja me një fokus të veçantë në projektet që gërshetojnë teknologjinë me kujdesin shëndetësor/gjenetik, kompanitë që kane për qëllim zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe kompanitë që eksplorojnë hapësirën. Ajo është investitore dhe anëtare e bordit në shumë kompani të njohura si (Square, Evernote, 23andMe, Meetup, XCOR Aerospace, Yandex, Flickr dhe shumë të tjera). Dyson gjithashtu cilësohet si “gruaja më me ndikim në industrine e teknologjisë”.

Kentaro Toyama është një shkencëtar i kompjuterikës dhe studiues i zhvillimit ndërkombëtar, i cili punon në marrëdhëniet e teknologjisë dhe zhvillimit global. Hulumtimi i Toyama-s në vizionin kompjuterik përfshin ndjekjen automatike të objekteve në video. Një punim shkencor rreth ndjekjes probabilistike, ku ai ka qenë si bashkë-autor kontriboj në fillimin e zhvillimit të produktit Microsoft Kinect.

Yanki Margalit është një sipërmarrës nga Izraeli dhe investitor, i njohur për ndërtimin e kompanisë së sistemeve të sigurimit ‘Aladdin Knowledge Systems’, e cila u shit në vitin 2009. Ai është partner investues në “Innodo Ventures” dhe aksionar në disa kompani teknologjike, pjesë e të cilave është edhe SpaceIL. SpaceIL është një organizatë, që merret me teknologjinë hapësinore dhe që planifikon të dërgoj një anije kozmike pa pilot në Hënë deri në fund të vitit 2015. Ky projekt aktualisht është në konkurrencë për çmimin Google Lunar X.

Peter Sunde është ekspert kompjuteri, artist dhe aktivist. Ai është i njohur si bashkë-themelues dhe zëdhenës i “The Pirate Bay”, platformë shkëmbimi të fajllave, BitTorrent. Ai është gjithashtu bashkë-themelues i Flattr, që lejon shërbimet e pagesave të vogla dhe donacioneve tek artistët dhe kreatorët. Sunde është mjaft aktiv në komunitetin online sidomos në çështjet që lidhen me lirinë e informimit, të drejtën e autorit dhe privatësinë në internet.

Elizabeth Stark është një sipërmarrëse dhe lidere intelektuale e teknologjisë moderne. Ajo është themeluese e StartBitcoin.org që përfaqësohet nga një grup i sipërmarrësve që po ndërtojnë të ardhmen e valutave dixhitale dhe teknologjive të decentralizuara dhe bashkëpunëtore tek Coin Center. Stark më herët ka ligjeruar në Stanford dhe Yale rreth ndikimit të internetit mbi shoqërinë, ekonominë dhe ligjin.

Lane Becker është një figurë e njohur në skenën e teknologjisë në Silicon Valley me vite, është i njohur për kontributin e tij si bashkë-themelues i kompanive “Get Satisfaction” dhe “Adaptive Path”, kjo e fundit e njohur për pagëzimin e termave teknologjik si “blog ” dhe “ajax”. Becker është autor i librit ” Get lucky: How to Put Planned Serendipity to Work for You and Your Business”, dhe më herët ka qenë këshilltar për investime në firmen “Freestyle Capital” .

Laurent Haug është një vëzhgues, strateg, investor, dhe lidhës i industrisë me shumë projekte të inovative. Ai është partner biznesi në sipërmarrjenAnthemis dhe partner në “MKS Alternative Investments”. Themelues i konferencës “Lift”, që është konferenca e parë rreth ideve në Zvicërr që diskuton për temat e inovacionit, teknologjisë, dhe shoqërisë. Haug është zgjedhur dy herë si personi më me ndikim në Zvicër.

DOKU:TECH ka nderin të prezentoj femra udhëheqëse dhe të suksesshme këtë vit, ku mbi 40 % e folësave të këtij edicioni janë të gjinisë femërore. Përveç Esther Dyson, DOKU:TECH gjithashtu do të mirëpret Arikia Millikan, ish autore ne Wired tani VICE News, pastaj Elina Zheleva – Dizenjatore e të menduarit modern, në mesin e shumë folëseve të tjera femra në këtë ngjarje.

DOKU:TECH është një ngjarje që i dedikohet kreativitetit, inxhinierisë, dhe inovacionit, gjithashtu një konferencë gjithëpërfshirëse, ku ka hapsirë dhe mundësi për njohje dhe socializim.

– Për të mësuar më shumë rreth DOKU: TECH 2015, ose për t’u regjistruar vizitoni: http://www.dokute.ch
– Për të lexuar të rejat më të fundit të DOKU:TECH vizitoni: https://www.facebook.com/dokutech
– Nëse dëshironi të jeni në hap me të gjitha informacionet dhe shpalljet për folësat e tjerë të DOKU:TECH, atëherë na ndiqni në kanalet e mediave sociale të konferencës: Facebook, Twitter, Instagram

Profilet e folësve do të shpalosen edhe më të detajuara në ditët në vijim.

Regjistrimi për të qenë pjesë e kësaj ngjarje është tashmë i hapur në: http://dokute.ch/#register

Më Shumë

Akti 4: Të dielën përballen Ylli me Trepçën

Të dielën zhvillohet përballja e katërt finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Mitrovicasit po udhëheqin 2:1 në serinë finale dhe nëse fitojnë do të...

Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku

Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit