“Abuzuan seksualisht me vajzën autike në kopsht”! Policia e mohon

Një gjyshe në Sarandë ka bërë një denoncim shokuese. Ajo thotë se mbesa e saj e mitur është dhunuar në kopsht.

Sipas saj, vajza e vogël është autike dhe ka mbërritur në shtëpi e gjakosur.

Gjyshja e ka dërguar vajzën tek një mjek gjinekolog, që thotë se i ka konfirmuar se është abuzuar seksualisht me të.

Policia nga ana e saj thotë se ka pasur një dëmtim fizik, por nuk bëhet fjalë për abuzim seksual.

Vogëlushja ka një dëmtim pranë organit gjenital.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe Policia, e cila mohon pretendimet e gjyshes së vajzës.

“Në lidhje me kallëzimin e bërë nga shtetësja: E.K., vjeç 58, e cila është gjyshja e të miturës: V.K., vjeç 5, banuese në Sarandë, se me mbesën e saj është abuzuar seksualisht në kopësht, sqarojmë se: Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë janë kryer të gjitha veprimet proçeduriale dhe hetimore si dhe është bërë ekspertiza nga mjekja-gjinekologe, në prani të mjekut ligjor, ku ka rezultuar se nuk kemi të bëjmë me ngacmim seksual, por me një gërvishje në pjesën e jashtme që mund të ketë ardhur nga rrëzimi ose nga ndonjë mjet mekanik. Në përfundim të gjitha veprimeve, materialet i janë dërguar Prokurorisë së Sarandës për “Vlerësim”,” thuhet në deklaratë. /Mapo/

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit