Nxënës shqiptarë valëvitin flamurin kombëtar në Budvë, intervenon policia

Disa maturantë nga Tirana kanë valëvitur flamurin shqiptar në muret e qytetit të vjetër të Budvës , për çka ka intervenuar edhe policia, transmeton gazeta malazeze Vijesti .

Gazeta raporton se një grup i nxënësve të shkollave të mesme nga Tirana , me flamurin shqiptar në dorë, janë fotografuar me të në njërin nga plazhet kryesore të qytetit, për çka janë fishkëllyer nga disa banorë të Budvës.

Disa nga nxënësit kanë hipur në muret e vjetra, për çka ka intervenuar policia duke marrë flamurin dhe duke i përcjellë deri tek autobusët me të cilët udhëtonin maturantët. Policia siç thuhet ka intervenuar me kërkesë të qytetarëve.

Ligjet malazeze rregullojnë mënyrën e shfaqjes së flamujt e vendeve tjera, dhe me një rregullore të veçantë është rregulluar përdorimi flamurit dhe simboleve kombëtare të popujve pakicë që jetojnë në Mal të Zi.

Kjo mënyrë e shfaqjes së flamurit kombëtar është një kundërvajtje , dhe trajtohet si prishje e rendit dhe qetësisë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Lajmet e Fundit