8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Afrikani, Tandina Maharafa, përforcimi më i ri i Lirisë

25 vjeçari nga Mali, Tandina Maharafa, është zyrtarizuar si përforcim për KF “ Liria” në pjesën e mbetur të kampionatit.

Zyrtarizimi i afrikanit, Maharafa, është bërë publik nga klubi prizrenas.

“Ai, ka firmosur kontratë me klubin të mërkuren, duke forcuar radhët e bardhezinjëve.
Maharafa, luan në pozitën e qendër sulmusesit dhe mesfushorit ofensiv.

Ai, ka patur një karrierë të begatshme, duke luajtur në klubet Beshiktash,Shkupi e Balikespor.
“Jemi të kënaqur me këtë angazhim, duke dit cilësit e tij.Ditët në vijim presim ardhje të reja.Liria, synon vetë kreun në pranverë dhe kthimin direkt në Superligë”, tha drejtori Enis Gashi.”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Prizreni.

Më Shumë

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Lajmet e Fundit