Aheng familjar në Lubizhdë të Prizrenit – Policia inicon rast ndaj organizatorit

Policia ka inicuar rast ndaj një personi në fshatin Lubizhdë të Prizrenit pasi që i njëjti kishte organizuar aheng familjar.

Rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje, raporton PrizrenPress. Ndërkaq, Policia njofton se me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Lubizhdë, Prizren 16.08.2020-21:35. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë ku në familjen e tij kishte organizuar aheng familjar. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit