18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ahmeti dhe Veliu nuk janë kontaktuar për Gjykatën Special

Raportimet e mediave shqiptare në Maqedoni se lideri i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti dhe udhëheqësi i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fazli Veliu do të jenë dëshmitar të Gjykatës Speciale, janë hedhur poshtë nga këshilltari i Ahmetit, Artan Grubi.

Ky i fundit, në një prononcim për “zeri.info” ka thënë se, kreu i BDI-së dhe Veliu nuk kanë pasur ndonjë kontakt përkitazi me Specialen.

“As z. Ahmeti e as z. Veliu nuk janë kontaktuar në lidhje me Gjykatën Speciale në Kosovë. Ky lajm paraqet edhe një trillim te radhës nga këto portale”, ka thënë ai.

Sipas Grubit, këto informata janë spekulime tendencioze me burime inekzistente. Ai ka thënë se tema të tilla ekzistojnë vetëm në kokën e pseudo-gazetareve konspirativ.

“Këto janë gazetarët që gjithë natën mendojnë se çfarë sherri te bëjnë ditën. Gati se te gjitha shkrimet në këto 3-4 portale të Maqedonisë janë të pasakta kur behet fjale për BDI-në dhe kanë për qellim të mashtrimit. Asnjëherë nuk kërkojnë qëndrimin e zyrtarëve të BDI-së për temat te cilat i trajtojnë, por ato thirren në burime anonime, e që në fakt burimi i vetëm është mendja e tyre”, është shprehur këshilltari i Ali Ahemtit.

Ndryshe, agjencia e lajmeve INA duke u thirrur në burime diplomatike ka raportuat se gjykata do të përfshijë edhe personalitete nga Republika e Maqedonisë, të cilët ka qenë themelues të LPK-së dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe veprimtari Fazli Veliu janë themeluesit kryesor të LPK-së, lëvizje e cila themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Të dy kanë qenë të përfshirë në hierarkinë më të lartë të kësaj ushtrie. Ata janë protagonistë të shumë ngjarjeve dhe pa dyshim se do të ftohen për të dëshmuar lidhur me ngjarjet në zonat ku kanë vepruar së bashku me drejtues tjerë të ushtrisë kosovare”, shprehet një diplomatë evropian për agjencinë e lajmeve INA. /Zëri/

Më Shumë

Vetaksident në Prizren- Vetura godet pemën, lëndohet një person

Vetaksidentohet një veturë në qendër të Prizrenit. Si pasojë shoferi i veturës ka mbetur i lënduar. Ai është përplasur me anësoret dhe më pas me...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Lajmet e Fundit