6.9 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

AKB: Rrushi vlerë e shtuar e ekonomisë së Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve së bashku me disa biznese në Suharekë, kanë shënuar aktivitetin tradicional “Vjelja e Rrushit Kosova 2023 me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, po ju?”.

Ky aktivitet pati qëllim promovimin e vjeljes së rrushit në plantacionin më të madh, e cila është bërë pikë grumbulluese e shumë produkteve agrare si storie suksesi.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se është mburrje fakti që Kosova vazhdon të mbetet një ndër eksportueset e verërave gjithandej Evropës e më gjerë.

“Rrushi është vlerë e shtuar e ekonomisë së Kosovës”, tha Shahini.

Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emillia Rexhepi është shprehur e kënaqur ne sukseset dhe cilësinë e rendimentit të rrushit qê po mblidhet sot. Ajo premtoi mbështetje  për prodhuesit vendor nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Bali Muharremaj, kryetar i Komunës të Suharekës, tha se ka nisur vjelja e rrushit nga vreshtarët. Sipas tij cilësia e rendimentit të rrushit sivjet është e lartë

Më Shumë

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë

Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha...

Lajmet e Fundit