7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Aksident i autobusit të udhëtarëve nga Kosova në Serbi

Aksident i autobusitNjë autobus nga Kosova, i cili udhëtonte për në Vjenë, mbrëmë pak mesnate, me të kaluar të kufirit te Merdari, tre kilometra në brendi të Serbisë, pësoi një aksident në të cilin, pos frikës, shqetësimeve e traumave, nuk pati të lënduar.

Aksidenti ndodhi, siç thonë burime të Koha.net nga vendi i ngjarjes, për shkak të rrugës së rrëshqitshme dhe pasi që rruga ishte zënë nga automjete që kishin ngelur në trase.

Shoferi ia autobusit, duke evituar ndeshjen me automjete, mori anën e sipërme të rrugës dhe me këtë rast u regjistruan disa dëme materiale: Thyerje xhamash të dritareve dhe gërvishtje autobusi.

Pas kësaj, një autobus tjetër erdhi t’i marrë udhëtarët dhe ata shëndoshë e mirë arritën në kryeqytetin e Austrisë.

Fotot nga aksidenti pa pasoja u dërguan nga një udhëtar që gjendej në autobusin e aksidentuar.

Më Shumë

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Rahoveci, sonte e pret Yllin

Në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superliga, sonte me fillim nga ora 19:30, Rahoveci 029 përballet me Golden Eagle Ylli. Takimi pritet të...

Lajmet e Fundit