9.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Aksident me fatalitet në Gjonaj të Prizrenit, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50 në fshatin Gjonaj të Prizrenit, shkruan PrizrenPress

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

“Fsh. Gjonaj, Prizren 25.09.2021-19:50 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovar (pasagjer në veturë). Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Lajmet e Fundit