13.4 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Aksident me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë, vdes një i ri, lëndohen tre të tjerë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi sonte, në rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht në afërsi të fshatit Piranë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Një aksident ka ndodhur sonte rreth orës 19:40 në rrugën Prizren – Gjakovë, në afërsi të fshatit Piranë. Në aksident ka mbetur i vdekur një person, i moshës së re, ndërsa janë lënduar edhe tre persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit. Njëri nga ta është në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha Osmanollaj.

Ai shtoi se ende nuk është e qartë se si ka ardhur deri te aksidenti.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë, një traktor dhe një kamionetë.

Më Shumë

Rikthehet “Komedia e Zezë” në Teatrin e Prizrenit

Sonte, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren do të rikthehet shfaqja “Komedia e Zezë”, një...

Aksioni i krasitjes vazhdon në Prizren, ndërhyrje në rrugën “Adem Jashari”

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vijon me aksionin e rregullt të krasitjes së pemëve në qytet,...

Lajmet e Fundit