Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe një kamioni, në rrugën Carralevë – Duhël.
Lajmin për teve1,info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajoni e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë transportuar në QKMF në Suharekë.
“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 ështe raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë” – ka thënë Bytyqi.
Tutje, ai theksoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa zjarrfikësit kanë intervenuar për t’i nxjerr pasagjerët nga autobusi i cili është rrotulluar.
“Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrëfiksit për ti nxjerr pasagjerët.” – shtoi ai.
Ndërsa, nga kompania “Elita Tours” që po transportonte udhëtarët për në Shqipëri, kanë thënë se udhëtarët me një autobus tjetër janë rrugës për në Shqipëri.
“Njoftohen të gjithë familjaret e pensionisteve të Kaçanikut të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar, dhe gjatë rrugës kanë pasur një aksident mirëpo falë Zotit të gjithë pasagjeret janë mirë dhe nuk kanë lëndime serioze, ndërsa pasagjeret janë transportuar me autobusin tjetër dhe janë rrugës për në bregdetin shqiptar”, thuhet nga kompania.