3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Aksident në rrugën Prizren – Suharekë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në magjistralen Prizren – Suharekë, saktësisht te kryqëzimi i fshatit Gelancë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar..

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës së mjaftueshme ndërmjet veturave.

Si pasojë e lëndimeve të marra, dy shoferët e veturave dhe një pasagjer janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burimet e Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Më Shumë

Pensionohet polici Nasuf Sinanaj

Me një ceremoni modeste të organizuar në objektin e policisë kufitare në Morinë, është shënuar dalja në pension e zyrtarit policor nga Shkoza, Nasuf...

Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës sot i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq manifestimet në nderim të luftës çlirimtare dhe familjes Jashari do të mbahen më...

Lajmet e Fundit