Aksident trafiku në rrugën Zhur – Dragash

Një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura civile, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur – Dragash, raporton Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot rreth orës 09:40 ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave civile në rrugën Zhur – Dragash. Nuk ka lëndime në njerëz, vetëm dëme materiale. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj. /Express/

Më Shumë

Qenaj promovohet në ekipin senior të FC Prizrenit

FC Prizreni ka vazhduar promovimin e futbollistëve të dalë nga akademia, duke zyrtarizuar kalimin e Ahmedin Qenajt në ekipin senior. Sulmuesi i ri konsiderohet një...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit