9.9 C
Prizren
E martë, 19 Tetor, 2021

Aktakuzë ndaj Haskukës, Selimit e tre ish-deputetëve për gazin lotsjellës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe tre ish-deputet tjerë, Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu, shumë shpejt pritet të dalin para gjykatës lidhur me akuzat se në shkurt të 2016-ës kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç ‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se të njëjtit akuzohen se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Në aktakuzën e përpiluar më 15 prill 2016 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se Enver Hoti, Shqipte Pantina, Mytaher Haskuka, Teuta Haxhiu dhe Rexhep Selimi akuzohen se më 19 shkurt 2016, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa autorizim kanë përdorur armë me qëllim të ndërprerjes se punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës.

Aktakuza thotë se gjatë rrjedhjes së seancës, në vendet ku ishin të ulur, kanë aktivizuar gazin lotsjellës dhe nga tymi i përhapur është pamundësuar mbajtja e rregullt e seancës, me ç ‘rast është ndërprerë puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me këtë, Hoti, Pantina, Haskuka, Haxhiu dhe Selimi secili veç e veç po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dispozitivit të dytë të kësaj akuze, në kohë, vend dhe mënyrë si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, të akuzuarit Hoti, Pantina, Haskuka, Haxhiu dhe Selimi po akuzohen se kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare – deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës , në atë mënyrë që posa ka filluar seanca e kuvendit, pas aktivizimit të gazit lotsjellës është ndërprerë seanca plenare.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon ata për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndryshe, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i akuzuari Rexhep Selimi, për shkak të akuzave për krime lufte është duke u mbajtur në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Anton Quni për Nderim Gashin: E meriton besimin, prandaj votojeni !

Nderim Gashi garon për kuvendar të Prizrenit, në zgjedhjet e 17 tetorit. Ai është pjesë e listës së LDK-së dhe mban numrin 4. Kandidati i këtij...

Voton Mytaher Haskuka

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka hedhur votën. Ai ka votuar në shkollën e mesme të lartë teknike “11 marsi”...

Haskuka i LVV-së dhe Totaj i PDK-së sërish në garë për kryetar të Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99.80 % të votave në total, në tërë territorin e vendit. Sipas rezultateve preliminare shumë komuna do të shkojnë...

Nesër protestojnë gjahtarët e Prizrenit

Shoqata e gjahtarëve “Sharri” në Prizren do të organizojë nesër një protestë para shtëpisë së bardhë, selisë qendrore të kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka,...

Mjekët flasin për gjendjen e Bill Clinton

Ish-presidenti Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine për një infeksion të traktit urinar, që u përhap...

Georgina frymëzohet nga Nënë Tereza

Partnerja e CR7, Georgina Rodriguez, njihet si njëra nga modelet më seksi. Bukuroshja publikon foto të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram, duke na...

Qeveria shpall Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta”

Qeveria e Kosovës e ka shpallur xhudisten Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta”. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se Kelmendi...

Disa të vrarë nga një sulm me shigjetë në Norvegji

Disa njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata. Policia...

Rezultati i fundit në Prizren

Nga numërimi i deritanishëm i votave në Prizren, po prin Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje mw 40.72 për qind të votave, e pas tij...

Shala i LDK-së ende beson se është në garë për Suharekën

Komuna e Suharekës nuk do të shkojë në balotazh për të zgjedhur kryetarin e saj. Kjo sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kandidatin...

Manchester City të gatshëm për shitjen e Sterling-ut

Drejtuesit e klubit të Manchester City-t, nuk e kanë ndërmend ta humbasin me kosoto zero futbollistin e tyre, Raheem Sterling. Futbollistit 26-vjeçar i skadon kontrata...

Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren

Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj, ngjarja ka ndodhur...

Newcastle e dëshiron Zidanen

Newcastle United është duke menduar seriozisht për zëvendësimin e trajnerit aktual, Steve Bruce. Drejtuesit arabë, që blenë klubin e Premier Ligës së fundmi, po mendojnë...

Prizren/Propozohen dhjetë dëshmitarë të rinj në gjykimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, i akuzuar për krime lufte

Në gjykimin ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i cili në Gjykatën Prizrenit po gjykohet për krime lufte ndaj popullatës civile sot janë shqyrtuar propozimet...

EXIT POLL i Baton Haxhiut: Tri komuna fitore pa balotazh, e katërta në pikëpyetje

Sipas “Exit Poll-it” të fundit të Albanian Post tri komuna të Kosovës shkojnë pa balotazh, ndërsa e katërta është në pikëpyetje. Pjesëmarrja e qytetarëve në...

Erdogan i jep lamtumirën Merkelit pas 16 vjetësh

Angela Merkel, të shtunën e 16 shtatorit, ka bëri udhëtimin e saj të fundit nën petkun e Kancelares së Gjermanisë në Turqi. Bosfori pa...

Lajmet e Fundit