Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i japë fund një prej proceseve më të gjata dhe më të kontestuara. Një aktgjykim lirues, sipas njohësve të drejtësisë, do të forconte narrativën e luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Procesi i gjatë, i shoqëruar me ankesa për padrejtësi, po i afrohet përmbylljes. Me një vendim lirues, ekspertët vlerësojnë se do të hidhen poshtë pretendimet e Serbisë dhe aleatëve të saj kundër Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe popullit të Kosovës.
“Nëse aktgjykimi përfundimtar do të jetë lirues, padyshim që do të pastrohen në tërësi pretendimet e Rusisë, Serbisë dhe shteteve të tjera që e mbështesin pa kushte Serbinë. Do të bien poshtë të gjitha propagandat e bëra ndaj UÇK-së dhe ndaj popullit të Kosovës, veçanërisht ndaj shpalljes së pavarësisë, që vazhdojnë ende. Në anën tjetër, një dënim i zyrtarëve të Shtabit të Përgjithshëm do të ishte negativ në aspektin e politikës së jashtme dhe atë juridik, pasi Serbia përpiqet të shfrytëzojë çdo mekanizëm për të vënë në pikëpyetje legalitetin e shpalljes së pavarësisë dhe të UÇK-së”, theksoi Skënder Musa, avokat.
“Në të kundërtën, nëse katërshja e UÇK-së lirohet nga akuzat, kjo do të ishte një fitore e madhe që do ta forconte narrativën për një luftë të drejtë dhe të pastër, për liri dhe pavarësi. Krimet në Kosovë i ka kryer vetëm Serbia, jo UÇK-ja. Ndërsa një aktgjykim dënues do të ishte fitore për Serbinë, e cila do ta përdorte këtë në arenën ndërkombëtare për të forcuar narrativën e saj se UÇK-ja ka kryer krime dhe se shteti i Kosovës është produkt i ndërhyrjes së NATO-s që ka mbështetur një organizatë që ka kryer krime”m tha Arbër Jashari, avokat.
Sipas tyre, një aktgjykim lirues do të dëshmonte se lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e orientuar drejt lirisë dhe pavarësisë./rtk
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
