5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Kundërmim kohor

Dr.sc. Naser Bresa

Pyetja në kontekst negativ, përgjigja më e mirë do ishte, mospërgjigje, konsideruar dykuptim-plotë, e para: Injoron pyetjen, duke demaskuar kurthin si dhe e dyta: Ironizim, shkas për kthjellim për parashtruesin e pyetjes, d.m.th. pyetje të këtilla nuk janë të shëndetshme, sidomos kur ke të bësh me çështje të ndjeshme siç është arsimi. Jem dëshmitar të gjuajtës së “shtrigave” apo shigjetimeve çdo herë kur në mënyrë meritore kërkohet përkujdesje për punonjësit e arsimit, si në rastin konkretë Pandemi.

Analizat gjysmake, të pa përfaqësuara denjësisht, fatkeqësisht jo rrallë gjejnë hapësirë për t’shpërndar opinione lënduese, si për arsim po ashtu edhe për mësimdhënës, duhet bërë kujdes..! Etiketimet e mendje-lehtëve janë deprimuese për sistemin arsimor, ndikimet mund të jenë shumëdimensionale, sikur do të ketë vend kritika e bazuar në fakte, jo emocionale aq më pak subjektive.

Fal Zotit grupe të këtilla janë minore, që do të thotë nuk mund të kenë ndikim në shëndetin e mësimdhënies aktive dhe profesionale, por e lëndojnë pasionin.

AFËR 2500 TË INFEKTUAR ME COVID 19

Ata(mësimdhënësit) janë në nivel detyre ‘’dikur ishin perde e çeliktë në mes të nxënësit dhe policit (91-99), sot janë perde e çeliktë në mes të nxënësit dhe virusit Covid 19”’(Japin këshilla, ofrojnë ndihmën e parë, e orientojnë të mjeku ose familja, gjithnjë në rastet e dyshuara), pra, rreziku vazhdon.

Ata, dikur kanë qenë simbolik e mosnënshtrimit dhe besimit parasëgjithash për nxënës, sot sërish janë simbolik e punës profesionale, kurajos, këshilla dhe mësimnxënje. Rikujtesë, sistemi okupues, target kishte mësimdhënësit që punonin me Plan Programe të Republikës së Kosovës, sot Virusi ka po ashtu target grupe që kanë punuar në atë kohë, grup-mosha që më së shumti mund të kenë pasoja, duke mos përjashtur të tjerët.

Mësimdhënësit sot mbi 10% janë të prekur nga Covid 19, shumica syresh në vend të punës, mbase këtu mund të na ndihmon Instituti Shëndetit Publik për të pasur pasqyrë reale rreth shkallës së rrezikshmërisë (mësimdhënës të infektuar para Shtatori dhe sa nga Shtatori-Dhjetor 2020), kështu që ky virus vrasës po i bënë të vuaj të prekurit-infektuarit së bashku me familje, kosto trajtuese jashtëzakonisht e lartë, dhimbja vazhdon…!
Ndërgjegje kolektive është funksionale vetëm pas aplikimit Higjienës Emocionale, kusht për t’u liruar nga kompleksi inferioritetit….!

Prizren, 01.01.2021

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1873 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit