5.5 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Aktorin e njohur e vret makina e tij

Një aktor i njohur me origjinë ruse humbi jetën në shtëpinë e tij në Los Angeles, pasi u vra nga makina e tij.

Anton Yelchin, i njohur për rolin e Chekov në seritë e reja të Star Trek, u vra pasi makina e tij nisi të lëvizte indietro, duke e gozhduar atë pas gardhit të sigurisë së shtëpisë.

Vdekja shokuese e aktorit 27-vjeçar ka ngritur pikëpyetje në lidhje me një problem të mundshëm të makinës Jeep.

Ai u gjet i ngjeshur nga makina 2.5-tonëshe tek porta e shtëpisë.

Hetuesit thanë se makina ishte në gjendje neutrale dhe nisi të lëvizte pas në rrugicën e shtëpisë.

Disa thonë se kjo ka ndodhur për shkak se modelet e reja Jeep Grand Cherokee kanë shfaqur probleme me levën e marsheve.

Shpesh shoferët thonë se dizajni i levës së marshit ua vështirëson që të fiksojnë nëse e kanë lënë makinën në gjendje parkimi apo në gjendje neutrale.

Aktori me origjinë ruse ishte një yll në rritje.

Filmi i fundit ‘Star Trek’ do dalë në kinema në korrik.

Më Shumë

Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit ka pranuar deri më tani rreth 320 kërkesa nga qytetarët e...

Zënka përfundon në të shtëna me armë në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë ditës së diel në Prizren.   Sipas policisë, dy persona janë përplasur verbalisht, e pastaj njëri prej tyre...

Lajmet e Fundit