11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Albin Koka, i riu nga Hasi, të cilit arti i zhduk problemin në të folur

Në qytetin e vogël të Hasit, ndryshe nga të rinjtë hasianë që janë larguar nga vendi, 17-vjeçari Albin Koka duket se e sheh të ardhmen në vendlindje. Albi jeton me dy motrat e vogla dhe prindërit, 170 km larg Tiranës, në një shtëpi të vogël, ku mikëpritja ndihet sapo hap derën.

Vështirësia në të folur nuk e ka penguar Albin që të ushtrojë talentin dhe pasionin e tij prej pesë vitesh, këngën popullore si dhe t’i bie çiftelisë.

Albin tregon se të gjithë ata që kanë probleme me të folurën, këndojnë rrjedhshëm. Ai synon të ruajë traditën hasiane me këngë të folklorit vendas dhe me çifteli.

Megjithatë, ndonëse ka pasur mbështetjen e familjes dhe të mësuesve të tij për të sinkronizuar lëvizjen e duarve në çifteli me këngën, 17-vjeçari shprehet se ka nevojë për një dorë të fortë që të vijojë më tej.

E ëma e 17-vjeçarit rrëfen se, si prindër, kanë bërë aq sa munden për të birin, por në Has nuk ka shkollë muzike. Ndaj ajo i bën thirrje kujto që mundet ta ndihmojë Albin me bursë studimi apo shkollimi në një vend tjetër.

Rasti i të riut Albin Kokës është i treti që Shërbimi Kombëtar i Rinisë dhe Radio Televizioni Shqiptar synojnë të promovojnë nëpërmjet projektit “Një histori suksesi”. Të rinj të cilët pavarësisht vështirësive në jetë, ia kanë dalë të ecin përpara me kokën lart.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Lajmet e Fundit