Albin Kurti është në rrugën e Ukshin Hotit

Afrim Hoti

Afrim Hoti vëllai i veprimtarit Ukshin Hoti, ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’i bashkëngjiten protestës së Vetëvendosjes në Prishtinë. Ai thotë se lideri i VV-së Albin Kurti është në rrugën e Ukshin Hotit.

Postimi i i plotë në Facebook i Afrim Hotit
Pushteti antipopullor dhe fashist, i frikësuar nga forca e popullit, qe po vijne per dite duke u rritur dhe u ngritur në vetëdije politike dhe kombëtare, s´po le gurë pa lëvizur për të gënjyer e manipuluar opinionin publik “.

Në këtë luftë speciale, qeveria po luan dhe po i ngatërron edhe ata që Serbia jua zhduki ma të dashurit e tyre. Sot, për të dytën here, u prononcua edhe i vetequajtri Udheheqes i Keshillit te Familjareve te te Zhdukurve Haki Kosumi. Zoti Kosumi tha se protesta kishte konotacione politike, dhe e tillë do te jete edhe ajo ne vazhdim. Se Zoti Kosumi po behet argat i dreqit, po shihet ashiqare, por se kë në të vërtet po e përfaqëson ky Zotri ne Keshillin e te te Pagjetureve, kete nuk po e dimë? Kend e keni juve nga familja Juaj, te zhdukur, qe po flisni ne emer te Familjareve te te Zhdukurve?
Askënd!

Juve nuk mund te thirreni ne emrin e Ukshin Hotit, sepse ai ka familjen e vete. Per me teper, duke i dalur ne krah nje pushteti antipopullor dhe fashist, ju po e baltosni vizionin politike te Ukshin Hotit, andaj ju themi, mos u mundoni me e turpërue Ukshinin neper mes shitjes Tuaj te pushteti fashist. Une si vella i Ukshin Hotit, por edhe si ish-deputete ne Kuvendin e Republikes se Kosoves, i bej thirrje popullit shqiptar qe sa me masivisht te dale ne protesta popullore, sepse kjo i ben mire shtetndertimit dhe zhvillimit te Republikes.

Republika eshte zene peng nga mafia politike e Isa Mustafes dhe Hashim Thacit, se bashuku me Listen Cetnike Serbe, andaj e kemi per oblgim qe ta çlirojmë nga keta banditë ordinerë e hajne te popullit fukara, i cili e ka humbur shpresen per jete. Kosova do te fitoj, siç ka fituar deri tani ne rrugetimin e saj politike per clirim. Te gjithe te bashkuar ne Pranveren Shqiptare! Albin Kurti dhe Vetevendosja jane ne rrugen e Ukshin Hotit .

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit