5.2 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Albin Kurti, kryetar i VV-se edhe për një mandat me 98.6% të votave

Albin Kurti është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Lëvizje Vetëvendosje, ku pro Kurtit ishin 98.6 për qind e votuesve, kundër ishin 0.89 për qind dhe 0.51 për qind abstenuan.

 

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lëvizja Vetëvendosje, ku për herë të parë kjo parti ka formar organizatën për Gratë në Vetëvendosje e që në krye të saj u zgjodh anëtarja e këtij subjekti dhe minsitrja e Punëve të Jashtme, Albulena Haxhiu, me 94.55 për qind të votave pro, 2.81 për qind kundër dhe 2.64 abstenuan, njofton Klankosova.tv.

Gjithashtu, për herë të parë në VV është formuar organizata Rinia për Vetëvendosje, ku kryetar u zgjodh Behar Jashari me 85.55 për qind të votasve pro, 7.55 për qind ishin kundër dhe 6.8 për qind abstenaun.

Procesi i brendshëm zgjedhor në VV nisi më 15 mars dhe u përmbyll sot, ku kjo parti politike numron 485 pika në 29 qendra.

Kujtojmë se kryeminsitri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk kishte kundërkandidat në këtë garë, ashtu siç nuk pati as Albulena Haxhiu e as Behar Jashari.

Më Shumë

Rifillojnë gërmimet vlerësuese në “Përzhina” të Rahoveci

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se kanë rifilluar gërmimet vlerësuese në Rahovec, më saktësisht në lokacionin e njohur në evidencat...

Kërcënohen punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka reaguar publikisht pasi punëtorët e inspektoratit të saj janë përballur me kërcënime dhe ofendime nga një konsumator...

Lajmet e Fundit