7.8 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Pas dorëheqjes nga PDK-ja, Alush Shala ‘rehatohet’ tek Ramush Haradinaj

Ish- asamblisti i PDK-së në Prizren, Alush Shala gjatë të premtes me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e partisë.

Pas kësaj, Shala është parë në shoqërinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë përvjetorit të partisë së këtij të fundit.

Shala dukshëm vërehet se ndihet rehat krahas Haradinajt.

Në një bisedë për Indekosnline, Shala thotë se ka qenë i ftuar në përvjetorin e AAK-së qysh para 10 ditëve si mysafirë, derisa njëkohësisht mohon të këtë kaluar në partinë e Haradinajt.

“Po kam qenë i ftuar qysh para 10 ditëve në përvjetorin e AAK-së si mysafirë, u kam premtuar se do të marrë pjesë andaj edhe e kam mbajtur fjalën”, ka thënë ai.

I njëjti, thotë se pas dorëheqjes ka marrë oferta thuajse nga të gjitha partitë politke.

“Po kam marrë oferta, thuajse nga të gjitha subjektet politike, porse ende nuk e kam vendosur. Ndoshta do të rri si i pavarur, ose ndoshta të kalojë tek ndonjë parti. Ende nuk e kam vendosur”, ka thënë tutje ai.

Më Shumë

Superfinalja e Final 8 zhvillohet nesër në Prizren

Gjithçka është gati për përballjen kulmore të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te meshkujt. Në finalen e madhe do...

Zyrtare: Ismet Munishi, trajner i Lirisë

Liria ka zyrtarizuar emërimin e Ismet Munishit në krye të skuadrës.   Trajneri i njohur kosovar vjen si pasues i Liridon Lecit, i cili u shkarkua...

Lajmet e Fundit