17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ancelotti: Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme për Real Madrid-in, Vinicius është lojtari më i mirë në botë

Carlo Ancelotti vlerëson “përvojën” e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve, pas ndeshjes spektakolare të mbrëmjes së kaluar ndaj Liverpool-it.

“Mbretërit” e fituan këtë ndeshje me rezultat 2:5, derisa në 14 minutat e para ishin duke humbur me dy gola epërsi.

Pas ndeshjes, foli në konferencën për media trajneri i Real-it, Carlo Ancelotti, i cili tha se ekipi i tij tregoi një përvojë të madhe pas momentit që ishin duke humbur me dy gola epërsi.

“Filloi shumë keq për ne, por për fat të mirë nuk e humbëm kontrollin në lojë dhe gradualisht u rikthyem”, tha fillimisht Ancelotti për “Sky Sport Italia”.

 

“Që nga fillimi ishim të rrezikshëm në sulm, por Liverpool-it po derpërtonte në krahun e majtë, kështu qe e rregulluam atë problem”, shtoi tekniku italian.

Karim Benzema nuk kishte shënuar asnjë gol në këtë edicion në Ligën e Kampionëve, derisa dy i shënoi në këtë ndeshje, pasi bashkëlojtarët e tij shënuan tre herë më parë.

Ancelotti e krahason përvojën e madhe të fituesit të Topit të Arta, ndërsa tha se ndikoi edhe pushimi në fundjavë (Benzema u la në pushim në fundjavë).

“Sigurisht që ishte një ndeshje që e motivoi, ne e pushuam në fundjavë për të qenë gati për këtë”.

“Kur je duke u mposhtur 2:0, përvoja e lojtarëve si Modric, Benzema e Kroos është thelbësore për të ndihmuar lojtarët e rinj të jenë të përqendruar”, shtoi Ancelotti.

 

Vinicius Junior ishte ai që shënoi dy gola për ta barazuar rezultatin në pjesën e parë, derisa braziliani mori një vlerësim të lartë nga trajneri i tij.

“Për momentin, mendoj se ai është lojtari më vendimtar në botë. Gjithçka që ai bën është një driblim larg një mbrojtësi, një asistim apo një gol dhe e bën atë për 90 minutat e plota. Ai thjesht nuk ndalet kurrë”, tha italiani.

Asnjë ekip nuk kishte arritur të shënonte më parë katër gola jashtë Liverpoolit në Evropë, e lëre më pesë, kështu që taktika italian Ancelotti ka shkruar edhe një faqe tjetër në librat e historisë së futbollit.

“Për Real Madrid-in, dhe kështu ka qenë gjithmonë, Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme për klubin”.

“Sigurisht që nuk ka përfunduar ende, ne kemi bërë mirë në pjesën e parë të ndeshjes, por e dyta është ende për t’u luajtur dhe gjithçka mund të ndodhë”, tha mes tjerash trajneri italian.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit në “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet më 15 mars.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Lajmet e Fundit