2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Angelina Jolie: Do të martohem me Bradin

Angelina-Jolie-e-Brad-Pitt-320x240Angelina Jolie një një intervistë për të përditshem “Le Parisian” ka thënë që martesa me Bradin do të ndodhë.

“Martesa? Për momentin jemi të fejuar. Por është një projekt për të cilin po mendohemi. Po, do të martohemi“, tha Jolie.

Ajo nuk ka sqaruar nëse data ishte vendosur. Ajo ka bërë publike edhe faktin që ka shkruar një skenar ku Jolie dhe Brad do të debutojnë në një film së bashku. Ky film do të tregojë historinë e një çifti që përpiqet të shpëtojë marrëdhënien e tij duke u nisur me pushime.

Filmi i fundit ku Jolie dhe Brad debutuan në ekranin e madh të kinemasë ishtë Ms. and M. Smith.

Jolie dhe Brad kanë 6 fëmijë, tre të adoptuar dhe tre biologjikë. Marrëdhënia e tyre nisi pas ndarjes së aktorit nga Jennifer Aniston. Kjo ishte një ndër ngjarjet që pushtoi faqet rozë të mediave në të gjithë botën.

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Xhemë Gostivari”, një prej...

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit