Azzedine Ounahi, në moshën 22-vjeçare, ka qenë një nga zbulimet e Kupës së Botës në Katar. Mesfushori maroken, i cili luan për Angers në Ligue 1, duket se i ka ditët e numëruara në klubin e tij dhe do të bëjë kapërcimin drejt një ekipi më prestigjioz.
Ounahi befasoi Barçën dhe është një futbollist që do të ishte përshtatur në mesfushë, por situata ekonomike dhe financiare e klubit “Blaugrana” e lë transferimin e tij këtë dimër në utopi.
Prandaj, ai largohet ndjeshëm nga “Camp Nou” sepse Angers, duke parë çmimin e tij, është i gatshëm ta shesë atë këtë janar.
Nuk mungojnë kërkuesit dhe kjo do t’i shkojë mirë klubit dhe lojtarit, të cilët do të mund të kërkojnë më shumë para.
Në Premier League, Leicester City, Wolverhampton, Newcastle United apo West Ham United kanë piketuar marokenin. Në Spanjë ai ka qenë i lidhur edhe me Sevilla-n. Pavarësisht kësaj, skuadra që pozicionohet më së miri është Napoli.
Lideri i ligës italiane, me tetë pikë përpara Milan-it dhe dhjetë pikë përpara Juventus-it të vendit të tretë, dëshiron të përmirësojë pak më shumë mesfushën e tij me talentin e të riut Ounahi. Sipas gazetarit, Gianluca Di Marzo, çmimi do të ishte rreth 20 milionë euro për mesfushorin, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2026 me Angers.
Klubi francez, për më tepër, pavarësisht se është i fundit i klasifikuar në Ligue 1, dëshiron të përfitojë nga marokeni për të fituar para. Jo vetëm me Ounahi. Në radhët e tyre kanë edhe Bouffal, një anësor që ka përfunduar një Botëror të mirë, i cili gjithashtu ka oferta dhe gjithçka tregon se do të largohet në dimër.
/Albanianpost.com