7.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Ankohet ‘i pranuari’ për konkursin e anuluar në Malishevë

Doktori i cili ishte pranuar në konkursin e fundit për mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë ka reaguar ndaj anulimit të konkursit nga Komuna e Malishevës.

Arben Kryeziu tha për KALLXO.com se është ‘i përgatitur për ta kryer punën e mjekut’ në këtë qendër, ndërsa urdhrin e kryetarit të komunës për anulim të konkursit e quajti “të padrejtë”.

Një konkurs në të cilin ai ishte pranuar për mjek në këtë qendër ishte anuluar tri ditë më parë.

Deri te anulimi erdhi kur një qytetar raportoi në KALLXO.com për dyshimet për konflikt interesi meqë vëllai i Arben Kryeziut aktualisht është ushtrues detyre i drejtorit të qendrës.

Anulimi u bë nga kryetari i komunës, Ragip begaj, menjëherë pasi KALLXO.com ia drejtoi atij pyetjen për këtë çështje.

Doktori i pranuar thotë se ai ka diplomuar ne Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, në vitin 2005 dhe është licencuar në vitin 2006.

“I kam pervojë pune afërsisht 10 vite, si dhe me 24 certifikata në konferenca dhe seminare brenda dhe jashtë vendit. Unë qe 5 muaj jam pa kontratë të punës me asnjë institucion. Në konkursin publik të datës 22.12. 2016 kam konkuruar si mjek i përgjithshem për çka edhe jam i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë” thotë Kryeziu.

Ai shtoi se ka hyrë në intervistim dhe në rezultatet e dy intervistave ka rezultuar të jetë më i miri.

Kryeziu nuk komentoi faktin se vëllai i tij është ushtrues detyre i drejtorit në këtë qendër, duke thënë se këtë çështje “duhet ta vlerësojë tjetër”. Por ai tha se jeton i ndarë nga vëllai drejtor.

“Se a është konflikt interesi apo jo që vëllai im është u.d. i drejtorit edhe kjo mundet shumë lehtë të vërtetohet në organet kompetente, për shembull në Agjencinë Antikorrupsion”, tha ai.

Ai tha se është e drejtë e tij të konkurojë një orë apo edhe dy para mbylljes së konkursit.

Më Shumë

Top-shënuesit e dy finaleve të para: Këta lojtarë kryesojnë te Bashkimi e Trepça

Finalet e Superligës së Kosovës në basketboll kanë prodhuar dy ndeshje të forta mes Bashkimit dhe Trepçës, ku janë evidentuar disa prej top-shënuesve më të mirë të...

Shpresa Murati emërohet drejtoreshë e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar Shpresa Muratin drejtoreshë të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS). Sipas tij, ajo sjell...

Lajmet e Fundit