16.8 C
Prizren
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Anthony Joshua synon të bëhet kampion sërish së shpejti dhe të pensionohet

Anthony Joshua synon të bëhet kampion i botës në kategorinë e rëndë të boksit sërish brenda 16 muajve të ardhshëm, por së pari i duhet ta kalojë pengesën Jermaine Franklin në fundjavë.

Boksieri britanik do të përballet me amerikanin Franklin në Arenën O2 në Londër të shtunën.

Pasi i pësoi dy humbje radhazi për herë të parë në karrierë, shumë njerëz e vunë në dyshim rikthimin e tij në majat e boksit botëror, raporton Nacionale.

Por, 33-vjeçari do ta fillojë të shtunën rrugën e gjatë dhe sfiduese për t’u kthyer në majat e kategorisë së rëndë.

“Dëshira? Njëra ndër to është patjetër të bëhem kampion bote, gjë që mendoj se është e mundshme në 16 muajt e ardhshëm”, tha Joshua.

Mendoj se duhet ta shohim se çfarë do të ndodhë me brezat këtë vit. Le të garohet për ta dhe pastaj mbase le të mbesin pezull dhe mandej e shohim se ku do të përfundojnë. Duhet të kem vazhdimësi, përqendrim në 12 apo 16 muajt e ardhshëm derisa jam në garë për titull”, shtoi ai.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Siç qëndrojnë gjërat, Usyk ende i mban tre titujt e pranuar në kategorinë e rëndë WBA (Super), IBF, dhe WBO, ndërsa Tyson Fury e mban të katërtit, WBC.

Joshua e pranoi se nëse e fiton një titull tjetër bote, atëherë do të largohet nga boksi.

Nëse e kam edhe një ecuri tjetër si përpara, atëherë po flasim për shkuarjen drejt të dyzetave dhe më besoni boksi është sport për të rinj. Mendoj se dua të bëhem i suksesshëm përsëri dhe pastaj të largohem”, nënvizoi ai.

Më Shumë

Zelensky i kërkon parlamentit të Ukrainës ta sanksionojë Iranin për 50 vjet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar parlamentit të vendit të vendosë sanksione ndaj Iranit për 50 vjet. Duke cituar një projekt-rezolutë, gazeta ukrainase...

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në shkollat e mesme në Toronto

Bëhet e ditur se për herë të parë Bordi i Shkollave të Distriktit të Torontos (TDSB) në Kanada përfshin në programin arsimor të shkollave...

Lajmet e Fundit