18.8 C
Prizren
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Një rast është rapotuar në Prishtinë, një në Prizren, një në Rahovec e një në Gjakovë.

RASTET:

Prishtinë 26.03.2023 – 11:30.
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare- fëmijë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 26.03.2023-00:57.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka veprën e cekur, duke demoluar një zyrë që gjendej brenda shtëpisë-pronë e ankuesit mashkull kosovar, babait të tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël substancë narkotike 0.7 gramë marihuanë dhe 0.3 gramë heroinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec 26.03.2023 – 13:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është me probleme shëndetësore mentale, i cili e kishte kanosur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, mirëpo viktima nuk kishte pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Gjakovë 26.03.2023 – 08:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta me tre fëmijë ka shkuar te prindërit e saj. Me vendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Më Shumë

Rama premton pushime unike pas jehonës së CNN-it për turizmin në Shqipëri

Media prestigjioze amerikane “CNN” e ka renditur Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere. Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama...

Moti sot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHK-së, vranësirat gjatë...

Lajmet e Fundit