9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Anton Quni priti ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha

Në vazhdën e vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Në fillim, ambasadori Dinosha uroi Ministrin Quni dhe gjithashtu përcolli urimet e homologut të tij malazez për Ditën e pavarësisë dhe marrjen e detyrës së ministrit të mbrojtjes. Ai në fjalën e tij, përcolli zotimin e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si vend fqinj dhe miqësor.

Ai shprehu interesimin për integrimin e mëtejmë të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez në kuadër të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve tjera jo shumicë në Kosovë.

Duke i uruar mirëseardhje, Ministri Quni shprehu vlerësimin e lart për bashkëpunimin e deritashëm bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Malit të Zi me interesimin për intensifikimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Lidhur me çështjen e integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez, Ministri Quni, theksoi se FSK-ja është institucion i të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallime etnike, racore, gjinore e fetare, dhe se pjesëtarët e komunitetit malazez, sikur edhe pjesëtarët tjerë nga komunitetet tjera jo shumicë, janë të mirëpritur të inkuadrohen në radhët e FSK-së dhe të japin kontributin e tyre në shërbim për të mirën e përbashkët”, thuhet në njoftimin për media.

Në delegacionin pritës të Ministrit Quni ishin shefi i Kabinetit, Jashar Ramadani dhe këshilltari ushtarak kolonel Hamdi Pollomi.

Më Shumë

Gjykata e Prizrenit rivendos sërish paraburgim: 30 ditë për 9 të dyshuar për manipulim votash

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur...

Nëntë vjet nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar Dritëro Agolli ka ndërruar jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në...

Lajmet e Fundit