4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Anton Quni: Zhgënjimi i qytetarëve me qeverisjen aktuale të Prizrenit është i madh

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar disa lagje të qytetit.

Sipas tij, qytetarët e këtyre lagjeve janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale të Prizrenit.

“Duke respektuar masat anticovid, kam vazhduar takimet me grupe të vogla qytetarësh e aktivistësh tanë, nëpër lagjet e qytetit”.

“Në lagjet; “Vëllezërit Stavileci”, “Jeta e Re” dhe “Arbanë”, dëgjova edhe njëherë ankesat e kërkesat e banorëve”.

Kandidatja e LDK-së,Afërdita Morina-Biffar: Jam kthyer nga Gjermania për Prizrenin

“Zhgënjimi i tyre është i madh, nga lënja pas dore dhe mos interesimi i kësaj qeverie lokale për të investuar në infrastrukturë e projekte që do ta përmirësonin jetën e tyre”.

“Këta që ua dhamë shansin, por dështuan, meritojnë të ndëshkohen me votë”.

“Prizreni dhe prizrenasit meritojnë më mirë, prandaj së bashku do ta bëjmë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme”.

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Lajmet e Fundit